Picture
       Dhuna në Shkolla është një dukuri shoqërore mjaft shqetësuese. Në varësi të preokupimit studimor nga të inkuadruarit në çështje të analizimit të efekteve dhe pasojave negative që sjellë dhuna në shkolla, hasim edhe përkufizime të ndryshme. Por ajo që i bashkon po thuaj të gjithë është angazhimi i koordinuar dhe i përbashkët që të luftohet fenomeni kontra produktiv, siç është dhuna në shkolla. Në varësi të prejardhjes akademike të studiuesëve të fenomenit gjejmë edhe përkufizime të ndërlidhura me efekte të po të njejtës fushë.

     Megjithë atë definicionet më relavnte janë ato që vijnë nga fusha psikologjike dhe të tjera të ndërlidhura më atë, sikur që mund të jetë Psikologjia sociale (një fushë studimi mjaftë e re e cila merret me studimin e sjelljes njërëzore brenda grupit), pastaj sociologjia, disa lëmi nga fusha e drejtësisë etj. Ajo që është më e dobishme të përfshijë raporti është pikërisht për sjelljet agresive të të rinjve në shkolla. Dhuna është një sjellje agresive me synimin që të shkaktoj dëmtim fizik ose psikik tek tjetri. Kjo lloj sjellje kur fillon e aplikohet në mbredinë e institucioneve arsimore merr formemën e dhunës në shkolla ose sjelljeve të shumta agresive të nxënësve në shkolla. Kjo trajtë bëhet shumë shqetësuese kur pikërisht nxënësit janë ata që projektojnë këto qëllime dashakeqëse për bashkëmoshatarët e tyre. Dhe në këtë kontekst nevoja e përkushtimit rritet dhe bëhet domosdoshmëri.

    Dhuna në shkolla merr forma dhe trajta të ndryshme. Për fatin e keq ndonjëherë nxënësit edhe mbase nuk mund ta kuptojnë se deri ku është i precizuar kufiri i lejueshëm i sjelljeve normale, ose se deri në çfarë mase tejkalohet ky kufi dhe mandej kemi të bëjmë me sjellje të dhunshme në shkollë.           “ Dhuna në shkolla përfshinë shumë më tepër se vetëm përdorimin e armëve. Ajo gjithashtu përsfhinë ndeshjen (goditjen) në korridore; thirrje të emrave që shpiejnë në luftim në tribuna lojërash brenda shkolle; frikësimi dhe rrëmbimi i ushqimit dhe parave të viktimave, vetëvrasja e cila mund të shkretoj jo vetëm individualisht dhe familjen e tij ose saj, por shkollën si të tërë; forma të ngacmimit seksual që disa mësimdhënës dhe administrator herë pas here nuk i kan vërejtur ose i kan pranuar si “natyrale” sjelljet në mes të fëmijëve dhe adoleshentëve; dhe dhuna sistematike e mishëruar në politikat shtrëguese të shkollës”. Zakonisht nxënësit janë të prirur të kuptojnë si formë të papranueshme të dhunës vetëm sjelljet agresive që përcillen me konflikt të hapur fizik, si torturim me armë, përleshje fizike etj. Derisa këto forma tjera që njëherit janë nxitësit për dëmtime fizike të të tjerëve janë të nënvleftësuara, qoftë nga nxënësit, qoftë nga prindërit e tyre sikur që edhe nga personeli shkollor.

    Sjellja agresive në përgjithësi është një fenomenë shumë i studiuar tek shkenctarët e shumtë të lëmive sociale. Njerëzit që shkaktojnë sjellje agresive, duke përfshirë në veçati të rinjët në shkolla, e bëjnë si arsye për shprazur një energji të akumuluar nga rrethana të ndryshme socioekonomike dhe personale, në formen e shkatimit të sjelljeve të dhunshme brenda grupit. Studiuesi i njohur i psikologjisë sociale David Mayers, përmend disa arsye të shkaktimit të sjelljeve agresive. Një nga ato ai përmend “shpërblimin që sjellë agresiviteti”, duke aluduar në përfitimet e mundshme që mund nxjerr shkaktuesi i sjelljeve të dhunshme brenda shoqërisë, si frikësimin të tjerëve për realizimin e qëllimeve të caktuara, madje edhe dëmtimin fizik ose psikik. Sipas tij kjo zakonisht ndodhë nga ndikimi i tre faktorëve të jashtëm të cilët ndikojnë në ndërtimin e bindjeve dhe qëndrimeve të caktuara, të cilat më pastaj shfaqen edhe në sjellje të caktuar, që zakonisht është agresive. Mayers, në këtë rast përmend tre faktorë që ndikojnë në këtë sjellje të fëmijëve: familja, subkultura dhe masmedia. Zakonisht fëmijët mund të jenë të nxitur për të shkaktuar akte të dhunëshmë karshi bashkëmoshatarëve të tyre edhe në bazë të ndikimit nga këta faktorë. Meqenë se dy rrafshet e fundit duken shumë të pranueshme, familja në këtë rast kërkon me tepër elaborim, pasi të ralla mund të jenë rastet kur familjarët mund të nxisin fëmijët e tyre për të bërë akte agresive dhe të dhunshme në rrethin shoqërorë ku ata kalojnë shumë kohë. Por, që në specifikën e shoqërisë tonë kjo mbase edhe mund të jetë shumë e pranishme. Andaj Mayers, thotë që fëmijët që kan prindër ndëshkues kan prirje për t’u sjellë agresivisht me të tjerët. Prindërit e tyre zakonisht i dsiplinojnë me britma, shuplaka ose rrahje – duke bërë agresionin një mënyrë për tu përballur me gjërat.

      Një studim tjetër po ashtu me rëndësi i bërë nga studies amerikan në lidhje me luftimin e sjelljeve të dhunshme të nxënsëve në shkolla, përmënd një gjendje ku të rinjët shpesh janë në mesin e tre kulturave të ndryshme ose kodesh të të sjellurit, asaj të shtëpisë, asaj të rrugës dhe asaj të shkollës. “Përfundimisht rruga ka një imazh mistik që fëmijëve u pëlqen, ata e dinë që kjo kulturë do t’i çojë drejt vdekjes, por në të njejtën kohë ajo i pajisë me një ndjenjë mirëqenie psikologjike dhe sociale”. Kultura e të sjellurit në formën e grupeve dhe bandave të rrugës, tërheq të rinjët që aspirojnë të realizojnë qëllime në formën më të rrezikshme, pavarësisht se këtë rrezikshmëri nuk mund ta ndjejnë në momentet përfshirëse. Ky duket të jetë një elaborim që i atribuohet kulturave të tjera, sikur ato amerikane, ku këto nënkultura janë të pranishme dhe të përhapura në masë të madhe. Sido që të jetë ne si shoqëri nuk duhet nënvleftësuar asnjë fenomenë të tillë kjo edhe për faktin shumë të rëndesishëm që në këtë botë të digjitalizimit të informacionit, mundësia e komunikimit dhe njohjes më këto “kultura” është mbase shumë e lehtë, për këdo që dëshiron këtë synim. Po njejtë familjarizimi me ato sjellje dhe të praktikuarit në formën origjinale nën kushte të tjera kulturore, mjedisore sociale, ekonomike etj.

     Stresi sipas Mayers, është një nga pikëpamjet më me ndikim në nxitjen dhe manifestimin e sjelljeve agresive krahas asaj Instinktive dhe Mësimit Shoqërorë. Stresi shkaton inat dhe dhunë, kjo nga fakti që parashikimet nuk përputhen me realizimin e synimeve. Fëmijët dhe adoleshentët që parashikojnë arritje të qëllimeve të caktuara, brenda suazave ekzistuese, pa i matur mirë ato, mund të dështojnë së realizuari, dhe kjo shakton një stres të tepruar e cila nuk ka se si të manifestohet ndryshe, përveç se në sjellje të dhunshme. Andaj në këtë kontekst duhet që përgjegjësit institucional të kenë parasyshë që të ndëryjnë në sistemin arsimor i cili do të ndikonte në kontrollimin ose më sakt kujdesin mase të mirëfillt për të kontrolluar qasjet e nxënësve duke bërë që ato të kanalizohen në rrugën e duhur. Ndryshimi i sjelljes së një sistemi është shumë më i vështirë se sa ndryshimi i një sjellje të një individi. Andaj përkushtimi duhet që të bëhet në atë fromë që sistemi arsimorë në përgjithësi të jetë orientues i kanalizimit

të potencialeve rinore të kahjen e duhur. Kjo përmes një kujdesi të shtuar dhe profesional, individual dhe kolektiv, veçanrisht në politikat e luftimit të sjelljeve që shpiejn në negativitet social. Sistemi i marrëdhënieve ekziston në mes fëmijëve (nxënësve) – familjes (prindërve) dhe sistemeve të shkollimit pamarrë parasysh kualitetin e tyre ( i mirë ose i keq), natyrën e kontaktit në mes njësive (pozitive vs. negative, angazhuar vs. disangazhuar) ose madje mungesë e kontakteve. Ky lloj funksionimi duhet të ndikoj që të përmirësohet kjo lidhje në mes të këtyre akterëve dhe të mbajë në kontroll së paku minimal kujdesin e nevojshëm për njohje të rreziqeve të mundshme si pasojë e gjendjes që kalojnë nxënësit. Kështu që ndalimi i dhunës në shkolla varet, jo vetëm duke ndryshuar shkollën por duke ndryshuar këto sisteme. 

     Trajtimi i fenomenit – Deklarimi, Shkaktarët, Pasojat dhe Zgjidhja 

 Në kuadër të projektit vetë dijësues për parandalimin e dhunës në shkolla, organizimi i implementimit të projektit ka shkuar në bazë të katër segmenteve. Kjo që synimi i projektit të realizohet në masën sa më të madhe.

Struktura e organizimit dhe implementimit të prjektit është zhvilluar në këtë formë: 
Deklarimi I problemit

Shkaktarët e problemit

Pasojat e dhunës

Zgjidhja e problemit

Figura shpjeguese e aktiviteteve implementuese të projektit jep një pasqyrë të rrjedhës në tërësi të projektit. Me qenë se raporti përmbanë vetëm dy segmentet e tërësisë së realizimit të projektit.
Pra raporti është i nxjerrur nga pjesa e parë dhe e dytë e fazës implementuese. Por që nevoja që projekti të shkohet në këtë trajtë ka qenë shumë e domosdoshme. Për faktin që ne si Grup kemi pas material të mjaftueshëm vetëm sa për të patur arsye që të trajtohet apo të avokohet në parandalimin e saj. Nevoja ka qenë që së pari të njihemi më për së afërmi më fenomenin dhunë në shkolla, dhe më pastaj të vazhdojmë me trajtimin. Kjo ka ngjarë në atë mënyrë, që së pari të kemi të çartë në si grup implementues se si t’i qasemi trajtimit dhe njëkohësisht si dhe kujt t’i adresohen rekomandimet. 

    Sikur vërehet nga figura fenomeni Dhunë në Shkolla është në mesin e të katër aktiviteteve që ne kemi ndërmarrë. Logjika e veprimit dhe trajtimit të fenomenit është në atë formë që të niset nga të njohurit (kuptuarit) e dhunës në shkolla, të vazhdohet nëpër trajtimin e saj duke identifikuar faktorët e shkaktimit të dhunës, informimin e akterëve pjesëmarrës në aktin dhunë në shkolla për pasojat negative që gjeneron kjo sjellje tek qendrimi dhe vetëbesimi i adoleshentëve për të vazhduar në shkollimin cilësorë dhe të përmbyllët po ashtu deklarimin e zgjidhjeve për dhunën në shkolla.

    Deklarimi i problemit është bërë në fazën e parë të inplementimit të projektit. Duke takuar nxënësit në formë direkte dhe përmes një bashkëbisedimi të arrijmë të nxjerrim informacione shumë origjnale prej tyre për gjendjen reale dhunë në shkolla. Disa nga mendimet e shprehura qofshin ato objektive apo subjektive janë prezentuar përmes këtij raporti. Disa nga mendimet e tyre janë në formën e brengave apo shqetësimeve, disa janë sugjerime që adresohen tek personeli shkollor, sikur që disa janë të lidhura edhe me ambientin fizik të shkollës.

Shkaktarët ose faktorët që mund të e ndikojnë shfaqjen dhe shtrirjen e dhunës në hapsirat shkollore janë po ashtu produkt i këtyre takimeve, për këtë fakt pjesa e të deklaruarit të problemit sikur që edhe pjesa e faktorëve janë të ndërlidhuar në mes vete pandashmërisht. Pasi bashkëbisedimi ka sjellur produktin e tillë. Pjesëmarrësit në takime përmes të deklaruarit të problemit kan shfaqur mendimet e tyre të sinqerta rreth masës së ekzistimit të dhunës e që në të njejtën kohë kan shprehur edhe opinionin e faktorëve që mund të nxisin sjellje jo normale në mesin e nxënësve. 
     
Mendimet e nxënësve rreth gjendjes së dhunës në shkolla 

   Të hulumtuarit opinionit publik është një koncept shumë rëndësishëm për trajtimin e fenomeneve të ndryshme shoqërore. Për realizimin e një hulumtimi të caktuar empirik përdoren teknika dhe metoda të ndryshme. Ato janë të shumta që nga mënyra e përzgjedhjes së grupit të synuar, mostrat për të përzgjedhur anëtarët e grupit të synuar, bashkëbisedimi në formë të intervistimit apo të anketimit, bashkësidemie përmes grupeve të fokusit etj. Por megjithatë, asjnëherë nuk mund të pretendohet që vërtetësia e informacionit në formën e tillë të marrjes së mendimeve është absolute. Pasi probabiliteti që ato të dhëna të pasqyrojnë gjendjen reale të fenomenit në shoqëri lënë vend për luhatje. Në të shumtën e rasteve shprehja e mendimeve nga njerëzit është më shumë çështje subjekitve. 
    Matjen e ekzistences së fenomenit dhunë në shkolla, si dhe marrjen e mendimeve e kemi realizuar përmes metodës së takimeve me disa nga anëtarët e pjesës së synaur në formën e krijimit të Grupeve të Fokusit. Në grupe të fokusit janë nxitur debate në formë bashkëbisedimi, 11 janë shprehur edhe mendime sugjeruese, por edhe faktike. Kjo formë ndikon që pjesëmarrësit të zveshen nga çdo paragjykim i mundshëm. Inkurajohen nga organizatorët që ata të shprehin pa ndonjë rezervë mendimet e tyre dhe në formën sa më të çiltër dhe të sinqertë të mundëshme. Këtë kan arritur të shprehin pjesëmarrësit në Fokus Grupe. Gjatë implementimit të projektit janë organziuar dhe mbajtur shtat grupe të fokusit, në shtat qytete të ndryshme të Kosovës. Që në fillim duhet thënë se të gjithë pjesëmarrësit në të gjitha grupet e fokusit, kan arritur të shfaqin një kontruktivitet të theksuar në debatim. Por me që mendimet e dalura nga të gjitha grupet do të paraqiten në formë të përmbledhur, duhet të shprehim një falenderim për pjesëmarrësit në Fokus Grupin në Prizren. Pjesëmarrësit në Grupin e Fokusit në Prizren ka qenë shumë të hapur, shumë çiltër në mendime duke reflektuar kështu edhe një kulturë të larë të intelektualitetit për moshën në të cilën kan qenë pjesëmarrësit. Në të njejtën kohë ne kemi organizuar edhe një Fokus Grup me të rinjët nxënës të komunitetit serb në Graçanicë. Të cilët po ashtu duhet falenderuar për pjesëmarrjen dhe dhënje të kontributit. Ku mund të konstatojmë që gjendja e dhunës në shkolla si dhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e saj është e njejtë sikur dhe në pjesën tjetër të qytetarëve shumicë.

    Para se të bëjmë një përmbledhje të rekomandimeve të përpunuara nga produktet ideore të dalura nga nxënësit, do të bëjmë disa përkufizime gjenerale të mendimeve të nxënësve. Kjo pasi është e dobishme që dihen qëndrimet e shprehura të nxënësve në formën orgjinale.

- zakonisht konfliktet fillojnë për shkaqe të uleta xhelozie (përshkak të femrave) kur kjo ndodhë ndërmjet meshkujve. Sikur që janë paraqitur edhe raste të kundërta, kur femrat janë aktere dhune përshkak të meshkujeve.

- mundësia e lehtë e përdorimit të narkotikeve në shkolla nga nxënësit. Vet efekti i përdorimit të tyre ndikon në sjelljen jo normale të nxënësve, derisa mungesa e tyre për një kohë e rritë edhe më tepër këtë devijim të sjelljes.

- mundësia e lehtë e hyrjes së çdo kujt në oborre dhe brenda objektit të shkollës, si dhe ambient fizik jo përshtatshëm.

- manifestim i joprofesionalizmit, sjelljeve jo pedagogjike, dhe jo përkushtimit nga ana e profesorëve mësimdhënës dhe stafit tjetër të institucionit arsimor.

- struktura të ofrimit të sigurisë jo të kënaqshme, në shkollat që tashmë eksiztojnë këto trupa, pasi që ato nuk janë profesionale, dhe shpesh bien nën nivelin e detyrës për të cilën janë të thirrur (p.sh. shoqërimi i pjesëtarëve të Policisë me nxënës agresiv, të dhunëshëm, jo të dëgjuesëhm ndaj rregullave të shkollës, jo cilësorë në procesin e mësimdhënies etj., zakonisht për interesa personale, dhe jo për procesin e përgjithëshëm të mirëvajtjes së procesit mësimorë dhe të sigurisë.)

- rregulli dhe diciplina jo adekuate në shkolla, fajtore stafi udhëheqës dhe professional nuk janë të përgjegjshëm.

- rregullorja e shkollës është vetëm sipërfaqësisht prezente apo vetëm në letër, ajo nuk respektohet nga askush. Derisa për nxënësit ajo është e njohur vetëm sa i përket të drejtave që i gëzojnë nxënësit, por jo edhe sa i përkëtë përgjegjësive.

- hapsira të ngushta shkollore, numri i madh i nxënësve në një klasë deri në 47/klasë dhe


- mungesë e aktiviteteve të mirëfillta shkollore, të inicuar nga vet nxënësit ose mësimdhësnësit

Këto kan qenë disa nga mendimet e përmbledhura nga të gjitha fokus grupet. Në një formë ky është brumi i gjendjes ekzistuese të dhunës në shkolla. Me këtë duke i zbulluar edhe faktorët të cilët mund të ndikojnë në gjendje, dhe në anën tjetër edhe përkushtimet orientuese për zgjidhje dhe trajtim të fenomenit.

            Nevoja për trajtim më të përkushtuar dhe institucional 

    Dhuna në shkolla i përketë të gjithëve. Në kuptimin përfshirjes së shumë akterëve qoftë përfshirë të drejt për drejt qoftë indirekt, madje edhe atyre që fare nuk janë të përfshirë në këto fenomene, por që kontributi i tyre mund të ndikojë shumë në ndryshimin e gjendjes dhe përmirësimin e saj. Jo vetëm nga faktet e prezantuara dhe në këtë raport të cilat janë marrur nga vend burimet origjinale (nxënsëit), dhe jo vetëm nga fakti që në vendet tjera ekziston nje përkushtim shumë më i madh, i shumë akterëve, ku disa materiale, madje edhe shkencore i kemi konsultuar edhe ne, por për një arye të vetme se kjo dukuri po shfaqet çdo ditë në shkollat tona. Raste të dhunës në shkolla mund të hasen për çdo ditë, mund të vëresh edhe raportime mediale të shpeshta, kjo që dhe neve si Grup, na ka shtyrë që të merremi me këtë fenomen për këtë kohë që kemi shpenzuar në këtë qëllim. Kjo është dukuri që na përketë neve si shoqëri, e krijuar nga vet “ne”, dhe duhet që përkushtimi të jetë i yni. Mund të analizojmë raste të ndryshme nga vende të ndryshme, mund të hulumtojmë dokumente dhe strategji të ndryshme që vendet e ndryshme kan praktikuar dhe rezultatet e arritura nga këto aktivitete.  Ajo që vlen në këtë rast është një përkushtim shumë më këmbëngulës nga institucionet relevante, por edhe nga akterë të tjerë.

Duke parë edhe nga afër ne si Grup i realizimit të këtij projekti dhe këtij raporti, tendencat e shtrirjes së këtij fenomeni, e konsiderojmë tepër alarmante që angazhimi institucional të jëtë shumë më aktiv dhe i përgatitur. Pasi përveç përhapjes në shtrirje të fenomenit, duken tendenca që ajo të merr edhe forma të reja. Në kuptimin e përdorimit të mjeteve të ndryshme komunikuese (internetit), mund të ndodhë që kjo qasje aktuale të jetë dikur e vonuar ose madje edhe jo adekuate. Andaj në bëjmë thirrje që të krijohet një qasje e përgjegjshme institucionale dhe joinstitucionale, në mënyrë që gjendja të jetë nën kontroll të vazhdueshëm, nën monitorim profesional, dhe nën përkujdesje të mirëfilltë në aspektin e krijimit të sigurisë shkollore. 

   Ky hulumtim u rekomandua nga USAIDI dhe mbështet mbi raportin e përmbledhjes së mendimeve së nxënsve të shkollave të mesme në Kosovë.

This is your new blog post. Click here and start typing, or drag in elements from the top bar.