PERSONALITETI I NXENËSIT NË SHKOLLË
- Shkolla duhet të jetë një vend ku respektohet personaliteti i nxënësit, pa kurrfarë
diskriminimi lidhur me seksin [gjininë], përkatësinë etnike e religjioze, statusin
ekonomiko-shoqëror apo lidhur me dallime të tjera;
- Shkolla duhet të bashkëpunojë ngushtë me familjen;
- Të drejtat e fëmijëve duhet të respektohen në jetën e përditshme shkollore;
- Marrëdhëniet ndërmjet mësuesve dhe nxënësve duhet të mbështeten në respektin
e ndërsjellë.
! Përkujdesje të veçantë për identifikimin dhe zhvillimin e potencialit individual të
secilit nxënës
Për të arritur këtë synim,
- Shkollat duhet t’u kushtojnë vëmendje ritmeve të ndryshme individuale dhe
stileve të nxënies;
- Dispozitat e kurrikulit duhet të përshtaten në këtë pikëpamje duke respektuar
dallimet individuale për sa u përket ritmeve dhe stileve të nxënies, si dhe përvojën
e mëparshme të nxënësit;
- Përparimi i nxënësit duhet të vlerësohet shpesh dhe planifikimi për ballafaqimin e
nxënësit me sfida të reja duhet të marrë parasysh rezultatet e mëparshme.
! Shkollat duhet t’u ndihmojnë nxënësve të zhvillojnë vetëbesimin, përgjegjësinë
dhe shkathtësitë sociale
Për të realizuar këtë synim,
" Shkollat duhen të kenë respekt për personalitetin e secilit nxënës;
" PROFESORET duhet të kenë qëndrim pozitiv ndaj nxënësve: ata duhet të besojnë në
kapacitetet e nxënësve të tyre, në suksesin e punës së tyre dhe në potencialin ende të
pazbuluar të nxënësit;
" Shkollat dhe mësuesit duhet të përkrahin bashkëpunimin ndërmjet nxënësve dhe
duhet të sigurojnë suazat përkatëse mësimore, në mënyrë që të nxisin mësim [nxënie]
të përbashkët;
" Nxënësit duhet të mbështeten që të planifikojnë të nxënit dhe që të përballen në
mënyrë konstruktive edhe me suksese edhe me dështime në mësim.
! Një mjedis të dashur për mësim, ku nxënësit mund t’i plotësojnë nevojat e veta
arsimore
Për të realizuar këtë synim,
" Mësuesit, drejtorët e shkollave dhe prindërit duhet të përkujdesen që nxënësit të
punojnë në një mjedis të këndshëm dhe të ndiejnë kënaqësi në veprimtaritë shkollore;
" Shkollat duhet të përkujdesen që kërkesat për veprimtari mësimore të jenë në
përputhje me moshën e nxënësve dhe me tiparet dalluese të tyre;
" Mësimdhënia dhe nxënia duhet të lidhen me situatat e vërteta të jetës;
" Planifikimi i veprimtarive mësimore në shkolla duhet të fillojë duke marrë parasysh
përvojën e mëparshme të nxënësve
! Bashkëpunimin ndërmjet mësuesve, ndërmjet mësuesve dhe familjes dhe
komunitetit të gjerë
Për të realizuar këtë synim,
" Puna në shkolla duhet të planifikohet dhe të bashkërenditet me kujdes;
" Marrëdhënia ndërmjet mësuesve duhet të mbështetet në respektin profesional dhe në
gatishmërinë që të veprohet në interesin më të mirë të nxënësve;
" PROFESORET duhet të angazhohen në forma të ndryshme të trajnimit, që kanë të bëjnë me trajnimin gjatë shërbimit (punës) dhe me bashkëpunimin me mësuesit dhe shkollat e
jera në kuadër të rrjetit të shkollave, me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit nga
këmbimet e përvojave dhe nga mundësitë e zhvillimit profesional;
"Shkollat duhet të vendosin një mekanizëm për vendimmarrje demokratike dhe për
pjesëmarrje aktive të nxënësve, prindërve dhe faktorëve të tjerë në jetën e shkollës.
" Prindërit dhe faktorët e tjerë duhet të ftohen që të marrin pjesë vazhdimisht në
proceset e vendimmarrjes lidhur me pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit, lidhur me
mjetet mësimore [për nxënie dhe mësimdhënie] dhe në procesin e përmirësimit të
kushteve të mësimit [mjedisit mësimor].
! Përkujdesjen e veçantë për t’i mësuar nxënësit si të mësojnë
Për të realizuar këtë synim,
" PROFESORET duhen inkurajuar që rolit të transmetimit të thjeshtë të diturisë t’i shtojnë rolin e lehtësimit të nxënies, duke i zbutur diskutimet, duke i mësuar nxënësit të bëjnë punë të pavarur dhe duke i këshilluar;
" Nxënësit duhet të jenë vazhdimisht në kontakt me burimet e ndryshme të
informacioneve dhe t’i përdorin ato, për shembull të mësohen t’u qasen bibliotekave
dhe burimeve të mediave/internetit;
" Nxënësit duhet të mbështeten për zhvillimin e një qasjeje kritike ndaj diturisë dhe
ndaj mesazheve kulturore;
" Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e
nxënies; ata duhet të nxiten që t’i shprehin lirisht mendimet, idetë dhe sugjerimet e
tyre; të ofrojnë argumente të përshtatshme; të bëjnë pyetje dhe të kultivojnë një frymë
të shëndoshë kureshtare.
! Zhvillimin e kreativitetit, mendimit kritik dhe çiltërisë e tolerancës
Për të realizuar këtë synim,
" Shkolla duhet të jetë një vend ku opinioni i nxënësit kërkohet e respektohet dhe ku
imagjinata e kreativiteti i nxënësve stimulohen në mënyrë të vazhdueshme;
" Shkolla dhe mësuesit duhet të kultivojnë një qasje konstruktive ndaj nxënësve;
" Shkollat duhet të promovojnë çiltërinë ndaj mënyrave të ndryshme të qasjes në
zgjidhjen e problemeve dhe në përballjen me sfida e me situata të reja;
" Duhet të nxiten bashkëpunimi ndërmjet nxënësve dhe mësimi i përbashkët. 
 


Comments

Besniku
12/04/2009 12:51

Tem mjafte intersante !
Suksese....

Reply
Shuajb Blakçori
12/04/2009 13:08

Faleminderit i nderuari Besnik , mendoj qe me tema qe neve do te na nevoiten , ne do te mundemi te ecim me kohen dhe me realitetin qe neve na rrethon.

Reply
10/12/2010 18:10

All fortune is to be conquered by bearing it. This is the truth.

Reply
12/26/2010 19:18

This story is very useful. Really I like it. Thanks for sharing with us.*

Reply
Shuajb Blakçori
01/05/2011 02:18

Thnx all

Reply
06/28/2012 02:53

Hoping to go into business venture world-wide-web Indicates revealing your products or services furthermore companies not only to ladies locally, but nevertheless , to a lot of prospective clients in which are online in most cases. e-wallet

Reply
06/28/2012 02:53

I conceive you might have noted some very interesting details , appreciate it for the post.

Reply



Leave a Reply